Andov: Zgjedhjet nuk duhet të shtyhen për pranimin në NATO

Ish kryeparlamentari i parë i vendit, Stojan Andov ka shpalosur dilemat në lidhje me atë nëse pushteti ka të drejtë të shtyjë zgjedhjet për shkak të ratifikimit të protokollit për anëtarësim në NATO. Pasiqë kryeparlamentari Xhaferi dhe kryeministri Zaev filluan të dërgojnë mesazhe se për shkak të NATO-s është e mundur shtyerja e zgjedhjeve të dakorduara më 12 prill, Andov thekson se bëhet fjalë për manipulim politik.

Marketing

Andov thekson se mandatin deputetëve askush nuk mund t’ua merr pasiqë ai zgjatë deri në momentin kur zgjidhen deputetët e rinj.

‘Seanca gjithmonë mund të mbahet, e rëndësishme është që të ketë vullnet politik ndërsa Qeveria dhe opozita bashkë të dorëzojnë propozim konkret për mbledhje të parlamentit’, sqaron kështu ish kryeparlamentari Andov.

Marketing