Anëtarësimi i RMV-së në NATO, Spanja voton qeverinë e re

Me diferenca historikisht të pakta, parlamenti i Spanjës zgjodhi sot qeverinë e udhëhequr nga socialisti Pedro Sanchez.

Marketing

Kjo do të jetë qeveria e parë ndonjëherë e koalicionit në Spanjë.

Drejtuesit e saj të krahut të majtë janë zotuar të hapin dialog me separatistët katalanas, të rrisin taksat për ata që fitojnë më shumë dhe të nxisin programet sociale.

Votimi i dha fund bllokimit politik nëntë muajsh i shkaktuar nga dy palë zgjedhje vitin e kaluar, përfshirë edhe atë nëntorin e kaluar.

Formimi i Qeverisë së re e ka zhbllokuar anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Nga 29 vendet-anëtare të NATO-s, vetëm Spanja nuk e ka ratifikuar Protokollin, pasi që ende nuk ka Qeveri.

Procesi i ratifikimit të Protokollit nga shtetet anëtare erdhi pasi që ai fillimisht është nënshkruar më 6 shkurt në Bruksel, pas zgjidhjes së kontestit me Greqinë për ndryshimin e emrit dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës. Pasi të gjitha vendet anëtare të NATO-s ta ratifikojnë Protokollin në Kuvendet e tyre, Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtarja e 30 e NATO-s. Deri tash, procesi i ratifikimit të protokollit është finalizuar në 28 shtete.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e mbajtur më 28 dhjetor, ka konfirmuar tekstin e propozim-ligjit që ka të bëjë me marrëveshjen përfundimtare për anëtarësimin në NATO, të cilin të hënën e dorëzoi në kuvend për miratim. Qeveria me këtë ka kërkuar nga deputetët ratifikimin e përkohshëm të protokollit për anëtarësimin e vendit në NATO, por propozim-ligji pritet të hyjnë në fuqi pasi të botohet në Gazetën Zyrtare.

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut duhet të shpërbëhet më 11 shkurt, si pasojë e marrëveshjes ndërmjet partive politike, që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare më 12 prill të vitit 2020.

Duke iu referuar përvojës së Malit të Zi, ishte partia maqedonase në opozitë VMRO-DPMNE, që hodhi idenë për ratifikimin e parakohshëm të protokollit për anëtarësim në NATO, për shkak të zvarritjes së krijimit të institucioneve të reja në Spanjë. Kjo ide më pas u mbështet edhe nga partitë shqiptare në opozitë.

Marketing