Anëtarët e degës së Tetovës akuzojnë Taravarin për falsifikim nënshkrimesh

Pas largimit të ish kryetarit të degës së ASH- Tetovë, Altrim Mamutit, Aleanca për Shqiptarët lëshoi një komunikatë duke thënë se vetëm ish kryetari është larguar dhe anëtarët tjerë janë në ASH duke nënshkruar edhe komunikatën. Por, në postimin e sekretarit të përgjithshëm Burim Jonuzi anëtarë i ASH-së dega Tetovë ka demantuar Arben Taravarin duke thënë se nënshkrimi i tij është falsifikuar.

Marketing

“Përshëndetje sekretarë, unë jam anëtarë i kryesisë së degës dhe ky nënshkrim nuk është vendosur nga dora ime, besoj se edhe shumë nënshkrime tjera ka si unë” ka shkruar në koment të proflit të Arben Taravarit./TS

 

 

Marketing