Ballina Showbiz Angelina Jolie shkruan në shqip, përmend edhe Kosovën

Angelina Jolie shkruan në shqip, përmend edhe Kosovën

Aktorja me famë ndërkombëtare, Angelina Jolie, ka njoftuar se libri “Njihni të drejtat tuaja dhe kërkojini ato”, i shkruar nga ajo, Amnesty International dhe Geraldine Vab Bueren, është publikuar edhe në Kosovë e Shqipëri.

Marketing

Në postimin e saj, Jolie u është drejtuar ndjekësve edhe në gjuhën shqipe, ku ka folur për rëndësinë e këtij libri.

“Për t’i kërkuar të drejtat tuaja, duhet t’i njihni ato. Neni 42 i Konventës për të Drejtat e Fëmijëve i detyron qeveritë të sigurohen që fëmijët dhe prindërit të jenë të vetëdijshëm për parimet dhe të drejtat e mbrojtura me konventë. Jam e lumtur që libri ynë për të drejtat e të rinjve tani është publikuar në Shqipëri, Kosovë, Poloni, Rumani dhe Moldavi, dhe ua dërgoj respektin tim të gjithë aktivistëve/eve që mbrojnë të drejtat e fëmijëve në rajon dhe që përdorin të drejtën e tyre të jenë të zëshëm.

Exit mobile version