Angellov: Nuk ka nevojë për aktivizim të spitalit privat

Autoritetet shëndetësore njoftojnë se në spitalet e vendit ka edhe 180 krevet të lirë.  Gjendja shëndetësore në vend është stabile dhe për momentin kemi mjaftueshëm krevate të lira, thonë nga Qendra për Menaxhim me Kriza, prej ku vlerësojnë se për momentin nuk ka nevojë për aktivizimit e Spitali privat, që ka kapacitet prej 100 shtretërve për pacientë me Covid-19.
“Institucionet e Shëndetit Publik që janë në funksion të kovid-qendrave për momentin kanë në dispozicion numër të mjaftueshëm të shtretërve dhe për momentin nuk kemi nevojë të patjetërsueshme për akomodim në objektin e vjetër të Sistinës. Ka mundësi që të paraqitet nevoja për aktivizim të këtij spitali, në këtë rast Shtabi Kryesor do të merr vendim të menjëhershëm. Për momentin Shtabi pret kërkesë nga Ministria e Shëndetësisë, për formalizim të bashkëpunimit me institucionet private shëndetësore.”, tha Stojançe Angellov, drejtor i Qendrës për Menaxhim me Kriza.
Marketing