Angellov: Për 24 orë u regjistruan 30 zjarre , 9 prej tyre janë ende aktive

Dje në gjithë territorin e vendit janë regjistruar 30 zjarre të hapura, nga të cilat 9 janë ende aktive. Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), Stojançe Angelov, njoftoi se gjashtë zjarre janë vënë nën kontroll të plotë, ndërsa për 15 zjarre të shuara ekziston mundësia e riaktivizimit.

Marketing

“Prioritet në shuarje kanë vatrat në komunën e Çashkës, ku janë dërguar dy helikopterë, dhe në Makedonski Brod, ku helikopteri i ushtrisë nuk ka mundur të operojë për shkak të tymit të dendur. Përpjekje të mëdha po bëhen edhe në Kavadar, afër fshatit Farish, dhe në komunën e Gradskos, afër Krivolakut, ku një zjarr i madh po zhvillohet përgjatë një linje prej 10 kilometrash”, njoftoi Angellov.

Marketing