Angelovska-Bezhoska: Mund të konstatoj se denari është stabil

Guvernatorja e Bankës Popullore të Maqedonisë së Veriut, Anita Angelovska-Bezhoska, me rastin e 27 vjetorit të autonomisë monetare dhe futjen e denarit, ka theksuar se denari është i qëndrueshëm dhe strategjia monetare për mbajtjen e kursit të këmbimit të qëndrueshëm ndaj euros është optimale për ekonominë tonë dhe në përputhje me karakteristikat e saj strukturore.

Marketing

“Edhe sot, në ditën kur para 27 viteve u sollën disa ligje me të cilat u krijuan parakushte për hartimin dhe zbatimin e politikës monetare të pavarur nga ana e Bankës Popullore, mund të konfirmoj se denari është i qëndrueshëm. Strategjia monetare e mbajtjes së kursit stabil të denarit ndaj euros është optimale për ekonominë tonë dhe në përputhje me karakteristikat e saj strukturore. Kursi i denarit është vazhdimisht në përputhje me nivelin që e përcaktojnë bazat ekonomike”, tha Angelovska-Bezhoska.

Bezhovska mes tjerash shprehet se ky konstatim që vazhdimisht e konfirmojnë edhe nga Ministria e Financave është edhe një konfirmim se Banka Popullore e ka zgjedhur rrugën e duhur për realizimin e qëllimeve të saja.

Ajo vlerëson se stabiliteti i monedhës vendore kontribuon në mënyrë të drejtpërdrejtë në inflacionin e ulët dhe në sistemin financiar të qëndrueshëm.

Marketing