Angjushev, në duart e Antikorrupsionit

Anti- korrupsioni ka hapur lëndë për atë se me çfarë kriteresh është ndarë paga minimale për kompanitë. Në Qeveri kanë dërguar tashmë kërkesë për dokumentet e nevojshme. Këtë masë qeveritare, sipas anti- korrupsionit, e kanë shfrytëzuar kompani që janë në gjendje të mirë financiare.

Marketing

U paraqitën si kërkues të ndihmës, ndërsa morëm informacion dhe denoncime nga kompani të tjera që ishin refuzuar”-tha tha Biljana Ivanovska, kryetare e Antikorrupsionit.

Edhe ish zëvendëskryeministri Koço Angjushev përsëri do të jetë nën mbikëqyrjen e anti-korrupsionit. Kompanitë e tij kanë marrë ndihmë financiare nga shteti, dhe në të njëjtën kohë ai është anëtar i një trupi këshillëdhënës të formuar nga Ministria e Financave.

“Ai edhe si këshilltarë është pjesë për të fituar dobi ekonomike, ndërsa si këshilltarë mund të ndikojë në vendosjen e kritereve për ta fituar këtë masë”-pohoi Biljana Ivanovska, kryetare e Antikorrupsionit.

Ky trup këshillues u formua në fillim të pandemisë, ndërsa edhe sot nuk morëm përgjigje për pyetjen drejtuar LSDM-së, nëse Angjushev është pjesë edhe e ekipit ekonomik të saj dhe nëse është këshilltarë edhe i kryetarit të partisë Zoran Zaev?

Marketing