Angjushev: Papunësia po ulet

Përqindja e papunësisë bie, tha sot zëvendëskryeministri Koço Angjushev, por nuk tregoi se sa është ulur. “Nuk dua të improvizoj me numra, por atë që e kam si njohuri është se numri i papunësisë është ulur”.theksoi Angjushev në konferencë për shtyp në Qeveri ku i bëri të ditur treguesit ekonomikë për tremujorin e parë në vitin 2018.

Marketing

Sipas tij, rritja e treguesve ekonomikë të evidentuar nga 1 janari deri në 30 prill të këtij viti, mes tjerash del edhe nga punësimi.

“Këto numra të cilat dolën si aktivitet ekonomik nga ana tjetër duhet të dalin dhe përmes punësimit sepse aktiviteti ekonomik nuk krijohet pa punësime shtesë. Numri është pozitiv, përqindja e papunësisë bie, por nuk do të doja të improvizoj, të them një numër të saktë”, nënvizoi zëvendëskryeministri.