Anglia mposht Belgjikën, merr kreun e grupit

Anglia e ka mposhtur 2-1 Belgjikën në ‘Wembely’. Sulmuesi i Manchester United dhe ai i Chelseat shënuan për fitoren e Tre Luanëve.

Marketing

Në ndeshjen e tretë në Grupin 2 të Ligës A në Nations League, Anglia ka arritur që t’i marrë tri pikët e plota në derbin e këtij grupi, kundër Belgjikës.

Tre Luanët triumfuan 2-1 në shtëpi me përmbysje, pasi mysafirët shënuan të parët.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 16’, Romelu Lukaku realizoi për 1-0 për mysafirët nga pika e bardhë, penallti e fituar nga vet ai.

Anglia barazoi gjithçka para se skuadrat të shkojnë në pushim të pjesës së parë.

Sulmuesi i Manchester United, Marcos Rashford, shënoi për 1-1 po ashtu nga pika e bardhë.

Vendasit përmbysën gjithçka në minutën e 54’, Mason Mount me ndihmën edhe të Toby Alderweireld, shënoi një gol të bukur për t’i dhuruar tri pikë ‘Tre Luanëve’.

Marketing