Kombëtarja e Anglisë ka kapur fazën çerekfinale të Kupës së Botës.
Katari 2022 po shkon mirë deri në këtë pikë për kombëtaren e Anglisë, e cila me fitoren 3:0 sonte ndaj Senegalit, ka marrë biletën për fazën çerekfinale, shkruan lajmi.net.
‘Tre Luanët’ kaluan në epërsi në minutën e 38’, kur gjetën golin me anë të Jordan Henderson, i cili mori një top nga Jude Bellingham.
Për golin e dytë u përkujdes Harry Kane, në minutën e 45+3’, i asistuar nga Phil Foden, për t’i dhënë më shumë qetësi anglezëve.
Në pjesën e dytë, Anglia vazhdoi paraqitjen e mirë dhe shënoi edhe golin e tretë. Kësaj radhe shënonte Bukayo Saka, në minutën e 57’, pasi mori një top nga Phil Foden.
Në fazën tjetër të garave, kombëtarja e Anglisë do të luajë përballë Francës.