Anglia shteti i parë në botë që heqë të gjitha kufizimet e pandemisë

Kryeministri britanik, Boris Johnson, bëri sot njoftimin për heqjen e të gjitha masave anti-COVID, transmeton Gazeta Metro.

Marketing

Anglia do të bëhet e para në botë që do të jetë plotësisht e lirë nga rregullat e COVID. Kryeministri britanik tregoi në parlament se do të heqë masat brenda javësh, një muaj më herët se sa ishte planifikuar.

Megjithatë, ai akuzohet se po del kundër shkencës për të larguar nga vëmendja skandalet e tij lidhur me festat e organizuara në Downing Street, shkruan Daily Mail.
Njoftimi u përshëndet me zhurmë të madhe në parlamentin britanik, me shumë deputetë konservatorë të cilët kishin kërkuar që qeveria përfundimisht t’i largonte masat e pandemisë.

Ndonëse Anglia pritet t’i largojë kufizimet përfundimisht, nuk është aspak e sigurtë se të njëjtën gjë do ta bëjnë Skocia dhe Uellsi, pasi liderët e këtyre vendeve kanë qenë shumë më të kujdesshëm në raport me pandeminë.