ANKETA: Befason LD e Izet Mexhit, me përkrahje të fuqishme te qytetarët

Ndryshon rang-lista e partive politike shqiptare

Marketing

Anketat e findit kanë shkaktuar një ‘tërmet” të vërtetë tek matja e opinionit publik rreth partive poltike shqiptare dhe po dëshmojnë se Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit gëzon përkrahje të fuqishme tek qytetarët.

Rangimi i partive shqiptare, ku jemi mësuar të shohim partitë e përjetshme BDI e PDSH, tani më ka ndryshuar tërësisht, dhe vendin e tyre ngadal por sigurt po e zë Izet Mexhiti me Lëvizjen e tij Demokratike, duke lëmë pas BDI-në e Artan Grubit dhe  ASH-në e Taravarit.

Sipas anketës treditore të zhvilluar nga Euronews Ilirida, në pyetjen se 

nëse zgjedhjet parlamentare do mbaheshin nesër, cilën parti shqiptare do ta votonit?, 55 %e të anketuarve apo 1323 persona kanë votuar në favor të Frontit Opozitar ku bën pjesë LD e Izet Mexhitit me LB e Kasamit dhe Alternativa-n e Afrim Gashit. Për partinë e Grubit do të kishin votuar 20 % ose 485 persona, për ASH-në 12 për qind apo 285 persona, ndërsa partitë e reja që flitet se janë krijuar në Kabinetit e Grubit kanë marrë më pak se 100 vota, apo në 2% vota.

Sipas ankesave, gjatë zgjedhjeve të parakohshme eventuale në vjeshtë, apo gjatë zgjedhjeve të rregullta në pranverë, pas më shumë se 20 viteve BDI shkon në opozitë, ndërsa shqiptarët do të udhëhiqen nga Izet Mexhiti dhe Fronti opozitar.

Marketing