Ballina Aktuale Anketa e IRI-t: 46% e qytetarëve nuk e duan më Arben Taravarin...

Anketa e IRI-t: 46% e qytetarëve nuk e duan më Arben Taravarin kryetar komune

Sondazhi më i ri në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i zhvilluar nga Qendra për Hulumtime Anketuese e Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI), ka nxjerrë një konstatim interesant për komunën e Gostivarit.

Marketing

46% e qytetarëve të anketuar nuk e duan më Arben Taravarin si Kryetar komune.

Rezulltati:

Po, duhet të rizgjidhet: 36%
Ju, nuk duhet të rizgjidhet 46%
Nuk u përgjigjen: 18%

Ky sondazh përfaqësues kombëtar u zhvillua në emër të Qendrës për Hulumtime Anketuese të IRI-t, nga kompania për hulumtime të tregut Brima, në periudhën prej 4 mars deri më 6 prill 2021.

Të dhënat u mblodhën duke përdorur metodë të mostrës së shtresuar me shumë faza me anë të intervistave ballë për ballë, të zhvilluara në vendbanimet e të anketuarve.

Mostra kombëtare përbëhet prej 1.222 të anketuar të moshës 18 vjeç e më të vjetër, dhe u plotësua me 1.285 intervista shtesë në komuna të përzgjedhura.

Të dhënat janë të shpërndara në kategori të moshës, gjinisë, rajonit dhe përkatësisë etnike.

Margjina e gabimit për mostrën kombëtare është plus ose minus 2.8 pikë për qind në spektrin e mesëm të 95 për qind të nivelit të besueshmërisë.

Norma e përgjigjeve ishte 66%. Ky sondazh u zhvillua me ndihmën Fondacionit Kombëtar për Demokraci (NED).

Exit mobile version