Ballina Aktuale Anketa e “Market vision”: Ja cilat parti kryesojnë, gati 70% nuk i...

Anketa e “Market vision”: Ja cilat parti kryesojnë, gati 70% nuk i besojnë asnjë lideri politik

Më shumë se gjysma e të anketuarve besojnë se asnjë nga partitë ekzistuese nuk ka kapacitet për të zbatuar programin më të mirë ekonomik në Maqedoninë e Veriut.

Marketing

Sipas një ankete telefonike të realizuar me 1200 të anketuar nga agjencia Market Vision nga 18 deri më 25 shtator, me porosi të MKD.mk, mbi dy të tretat ose 69,7% e të anketuarve nuk i besojnë asnjë lideri të partive politike në skenën politike.

Ndërsa nga ata që janë deklaruar, 12,3% besojnë te Hristijan Mickoski, 3,5% te Dimitar Kovacevski, 3,1% te Dimitar Apasiev dhe 3,7% te Ali Ahmeti, Ziadin Sela gëzon 0.3%, Izet Mexhiti, 0.4%, Bilall Kasami, 0.9%, dhe Afrim Gashi, 0.3%.

Një e katërta e të anketuarve thanë se në zgjedhjet e ardhshme do të votojnë për partinë politike VMRO-DPMNE (25,1%), e ndjekur nga BDI me 9,7%, LSDM me 9,5% dhe Levica me 7,1%, ASH me 3.1%, Lëvizja BESA me 2.5%, Lëvizja Demokratike 1%, Alternativa 0.9%, PDSH 0.4%, Partia Maksim Dimitrievskit 1.1%, etj.

Më shumë se gjysma ose 52.2% e të anketuarve do të votonin nëse zgjedhjet do të mbaheshin nesër. Krahasuar me përgjigjet e të anketuarve nga anketat e qershorit dhe shkurtit 2023, vërehet një trend i uljes së numrit të të anketuarve që deklaruan se do të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme.

Anketa është kryer nga data 18 deri më 25 shtator 2023 duke përdorur metodën CATI – anketë telefonike me ndihmën e kompjuterit në një kampion prej 1200 të anketuarve me një interval besimi prej 95% dhe një marzh gabimi +-3%. Mostra është përfaqësuese në nivel të Maqedonisë sipas: rajonit, gjinisë, moshës dhe përkatësisë etnike sipas të dhënave për popullsinë rezidente nga regjistrimi i vitit 2021

Exit mobile version