Anketë: A do të luftonit për shtetin tuaj? – Më së shumti të gatshëm në Lindjen e Afërt

A do të luftonit, nëse do të kishte luftë, për shtetin tuaj dhe a do ta jepnit jetën për të? Kjo pyetje u është shtruar në hulumtimin e Galup, së bashku me Uorlduajd Indipendent Netuork në 64 shtete të botës.

Marketing

Në mesataren globale, 61 për qind e të anketuarve janë përgjigjur se do të ishin të gatshëm të luftojnë për shtetin e tyre, ndërsa 27 për qind janë përgjigjur – jo. Për qindja më e madhe është e burrave të cilët do të luftonin (67 për qind), ndërsa gratë (52 për qind).

Për qindja më e madhe e atyre që janë të gatshëm për të luftuar për shtetin e tyre janë të Lindjes së Afërt dhe në Afrikën Veriore – 93 për qind ndërsa më e ulët është në Evropën Perëndimore – 25 për qind.
Në sondazh janë përfshirë 62.398 njerëz – nga 1.000 për do shtet.

Më pak në botë që do të luftonin për vendin e tyre janë japonezët – vetëm 11 për qind. Vijojnë në Holandë (15 për qind), Gjermania dhe Belgjika (19 për qind), Italia (20 për qind). Më të përgatitur për luftë për shtetin e tyre janë në Marok dhe Fixhi – 94 për qind. Vijojnë pakistanezët – 89 për qind, vietnamët – 89 për qind, në Bangladesh – 86 për qind, në Azerbejxhan – 85 për qind.

Në Evropë kryeson Finlanda – 74 për qind. Vijon Turqia – 73 për qind, Ukraina 61 për qind, ndërsa në Rusi kjo për qindje është 59.

Nga Kosova – 58 për qind, BeH-ja – 55 për qind, Serbia – 46 për qind dhe Maqedonia e Veriut – 38 për qind.

Myslimanët janë më të gatshëm për luftë – 78 për qind, hinduzët – 77 për qind, budistët 66 për qind, ndërsa pas tyre – ateistët dhe agnostikët – 57 për qind. Midis krishterëve – 53 për qind, ortodoksët, pastaj katolikët – 52 për qind. Hebrenjtë janë të gatshëm vetëm 51 për qind.

Marketing