Anketë e NDI-së: Ja si është rejtingu i partive

Sipas anketës së NDI, nëse nesër mbahen zgjedhjet parlamentare, partia opozitare VMRO-DPMNE do të jetë në epërsi bindëse përballë LSDM-së, ndërsa BDI vazhdon të kryesojë në bllokun politik shqiptar, përcjell KlanM

21,5 për qind e të anketuarve do ta mbështesin VMRO-DPMNE-në, ndërsa 13,9 për qind do të votonin për LSDM-në.

Në anketë shfaqen edhe dy parti të tjera nga blloku politik maqedonas, Levica me 2,9 për qind dhe lëvizja e Maksim Dimitrievskit, për të cilën janë vendosur 1,7 për qind e të anketuarve.

BDI ka 6.2 për qind, para Lëvizjes Besa e cila radhitet e dyta duke e tejkaluar Aleancën për Shqiptarët. Për Besën e Kasamit janë deklaruar 3.6% e të anketuarve, ndërsa për ASH-në 3.4%, përcjell KlanM.

16,7 për qind janë përgjigjur se nuk do të votojnë dhe 2,2 për qind se do ta anulojnë fletën e votimit.

Anketa është realizuar ballë për ballë, me një mijë e tre të anketuar në periudhën 13-24 prill.