Anketë: Fëmijët më mirë në shkollë, jo mësim on-line

Qeveria një ditë më parë solli vendim që nxënësit nga klasa e parë deri në të tretën të jenë në bankat shkollore ndërsa nxënësit e tjerë të mësojnë online.

Marketing

Qytetarët e anketuar nga TVM 2 thonë se do të ishte më mirë që të gjithë nxënësit në shtator të jenë në bankat shkollore dhe janë kundër mësimit online nga shtëpia.

Sipas të anketuarve, mesimi online nuk ka efikasitetin e njejtë si mësimi me prani fizike të nxënësve në klasë . Madje në shumë familje, nuk ka as kushte që fëmijët të mësojnë online.

“Unë për vete I kam 4 fëmijë si do të mësoj online . Ne e kemi vetëm 1 telefon”.

“Mendoj se duhet të jenë të gjithë në shkollë sepse arsimi online nuk është njejtë sikur mësimi me prezencë, online mendoj nuk është efikas”.

“Kam 2 vajza, njëra është në klasë të 8 tjetra 9, e cfarë nese djali është klasa e parë , nese infektohen vajzat do të infektohen edhe ai ose anasjelltas” .

“Relativish kemi liruar të gjitha masat, nga ceshtja e dasmave e pushimeve të ndryshme. Mendoj që është pak nosens të kufizohet pjesa e nxënësve mes atyre edhe të tudimit të lartë. Duke mar parasysh kemi metoda të ndryshme të reduktimit të orare ligjerimit por ne provuam me p-latformën online por sa kan dal efektive ajo ka mbetur enigma. Mendoj që pjesa me vetë prezencë është më efektive se sa pjesa online”.

“Me qene prezent fizikisht është më mirë, por varet edhe prej kushteve edhe prej situateës si do të rrjedh situate e pandemisë. Nese egziston rreziku patjetër duhet të ketë edhe tjera masa . Nuk mundë të krahasohet arsimi në mënyrë fizike dhe ajo online ka mungesa të nivelit të arsimit”, shprehen qytetaret.

Sipas Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, ora nuk do të zgjasë më shumë se 35 minuta, në klasë nuk mud të ketë më shumë se 20 nxënës, maskat janë të detyrueshme gjatë gjithë kohës.

Gjithashu përjashtim nga mësimi online do të ketë edhe për fëmijët në shkollat ku ka pak nxënës dhe ku mund të respektohet distance mbi 1.5 metra.