Ballina Lajme Rajon Anonymous hakëron faqen e ushtrisë serbe, ja mesazhi ndaj Vuçiçit

Anonymous hakëron faqen e ushtrisë serbe, ja mesazhi ndaj Vuçiçit

Grupi i hakerave të quajtur “Anonymous” thotë se ka mundur të hakërojë faqen zyrtare të ushtrisë serbe.

Marketing

Përmes një postimi në Tëitter ky grup pohon se “Uebfaqja e Ushtrisë Serbe nuk është në sistem”.

Më tej personat që fshihen pas hakërimit kanë shpërndarë dhe një mesazh për presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

“Aleksandar fashist, mos e humb kohën me qentë e tu. Ushtria juaj nuk mund të leh tani. Madje mos e nënvlerësoni grupin Anonymous, ne do t’ju vendosim zinxhirin. Ne jemi Anonymous”, thuhet në reagim.

Ditë më parë, kjo llogari i kishte bërë thirrje Vuçiçit që të ndalojë aktivitetet e tij të rrezikshme në veri të Kosovës.

Exit mobile version