Anti-korrupsioni hedh poshtë ankesat e VMRO-së për zgjedhjet

VMRO DPMNE-ja ja ka dorëzuar nëntë ankesa në KSHZ lidhur me fushatën zgjedhore presidenciale. Siç njoftoi KSHZ-ja, raporton SHENJA, ankesat janë për dyshime të ndryshme për shkelje të Kodit Zgjedhor, për punësime, për subvencione e për ndërtim rrugësh.

Marketing

Prej nëntë ankesave është pranuar vetëm një për keqpërdorim të objektit të komunës Shuto Orizare për nevojat e fushatës së Stevo Pendarovskit.

Ankesa është për një konferencë për media në Komunën Shuto Orizare në të cilën bëhet thirrje për pëkrahje të Stevo Pendarovskit. VMRO pohon se është bërë keqpërdorim i objektit të komunës, që është e mirë publike, në kundërshtim me Kodin Zgjedhor. Dorëzuesi i ankesës pohon se është bërë keqpërdorim dhe për këtë ka dorëzuar edhe CD incizim.

Por komuna ka arsyetuar këtë konferencë me faktin se në komunë nuk ka objekte afariste që mund të shfrytëzohen. Arsyetohen edhe se kati i parë ku është mbajtur konferenca nuk është i komunës, por shfrytëzohet nga OJQ të dhe qytetarët, dhe për këtë nuk ka pagesë. Por Antikorrupsioni vendosi që të vazhdojë hetimin për këtë rast pasi nuk ka Prova të mjaftueshme që tregojnë nëse vendi ku është mbajtur konferenca është në pronësi të komunës.

Në një prej ankesave të VMRO së shkruan edhe se në NP Ujësjellësi gjatë zgjedhjeve është hapur konkurs për punësime,por kërkesa për hetim është refuzuar pasi pohimet nuk kanë vërtetime të mjaftueshme.
VMRO DPME është ankuar edhe për rikonstruimin e një rruge në Komunën e Karposhit gjatë zgjedhjeve. Komuna është arsyetuar se rruga kontestuese nuk ndërtohet por vetëm mirëmbahet, në bazë të planit të rregullt të komunës. Por Antikorrupsioni vendosi që të mbyllë lëndën dhe hetimin pasi nuk ka baze dhe pohimet nuk mbajnë ujë.

VMRO ka ankesë edhe për një aksion humanitar të Komunës Qendër, për shpërndarjen e pakove ushqimore disa familjeve, gjatë fushatës zgjedhore. VMRO pretendon se më 11 mars, kryetari i Qendrës Sasha Bogdanoviq ka ndarë 150 pako ushqimesh për familjet në nevojë. Për këtë ankesë Antikorrupsioni vendosi që të vazhdojë hetimin pasi vlerëson se ka bazë se është Shkelur Kodi Zgjedhor.

Ka ankesë edhe për Qeverinë për përkrahje të organizatave, respektivisht për ndarje të granteve në vlerë 600 mijë denarëshe gjatë kohës së zgjedhjeve. Për këtë ankesë thuhet se vendimi për dhënien e mjeteve ka nisur prej në janar, dhe nuk ka lidhje me zgjedhjet. Në mënyrë shtesë, u tha se paratë nuk do të paguhen tani, por pas zgjedhjeve, që të mos shkelet ligji. Antikorrupsioni e refuzoi edhe këtë ankesë.

VMRO DPMNE u ankua edhe për një masë për punësimin e të rinjve, respektivisht praktikën nëpër vendet e mundshme të punës që e organizon Agjencia e Punësimit, por Antikorrupsioni e refuzoi edhe këtë kërkesë.
Ankesa tjetër e VMRO së është për një thirrje publike të Ministrisë së Bujqësisë për ndarjen e subvencioneve, gjatë periudhës zgjedhore. Arsyetimi i Ministrisë është se pohimet janë të pabaza pasi ato mjete për subvencione janë pjesë e programit të rregullt për zhvillimin rural, dhe ndarja e mjeteve është planifikuar më herët. Edhe këtë ankesë Antikorrupsioni e refuzoi me arsyetimin se pagesat nuk janë pagesa të jashtëzakonshme, jashtë kornizave.
Njëra prej ankesave është edhe për subvencionim të klimave inverter nga Qyteti i Shkupit, që u hap më 1 mars. Por edhe për këtë ankesë, Antikorrupsioni vendosi që ta refuzojë edhe këtë kërkesë pasi vlerëson se nuk ka shkelje, pohimet nuk janë vërtetuar mjaftueshëm. Për VMRO në është konstetues edhe subvencioni që do ta bëjë Qytetit i Shkupit për biçikleta elektrike pasi vlerëson se është shkelur Kodi Zgjedhor. Sipas VMRO së, konkursi është hapur pasi ka nisur fushata zgjedhore. Por nga Qyteti i Shkupit janë arsyetuar se konkursi nuk është shpallur gjatë zgjedhjeve dhe se gjatë kësaj periudhe nuk janë bërë pagesa, dhe ky projekt është paraparë qëmoti, në kuadër të plan programit për ruajtjen e ambientit. Antikorrupsioni vendosi që të hedh poshtë edhe këtë ankesë, por, pasi që nuk janë të qarta të gjitha detajet, Antikorrupsioni do e dërgojë lëndën në Prokurorinë Publike për hetim të mëtutjeshëm. Prokuroria ka afat 30 ditor për përgjigje.

Kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov gjatë fjalimit të tij siguroi se asgjë nuk është paguar gjatë zgjedhjeve, por nëse ka bazë për hetime, Shilegov e inkurajoi Antikorrupsionin që të vazhdojë hetimin. Shilegov tha se edhe për subvencionimin e biçikletave por edhe për klimat, ka patur vendim shumë më herët, dhe edhe këshilltarët e VMRO së kanë votuar për këto vendime në Këshillin e Qytetit. Ka mundësi për padi brenda 24 orë e tek Gjykata Administrative e cila i ka 48 orë për vendim.

Marketing