Anti korrupsioni nën thjerrën e Transparency Maqedoni

Transparency Maqedoni dhe Instituti për të Drejtat e Njeriut do të monitorojnë dhe përcjellin punën e Komisionit për Anti-Korrupsion. Ana Janeva Deleva thotë se Transparency Maqedoni ka krijuar strategji për monitorim të Anti-Korrupsionit, ndërsa monitorimi i parë tashmë ka filluar.

Marketing

“Projekti për monitorim përbëhet nga raportet e anti-korrupsionit. Monitorimi i parë vetëm se ka filluar. Raporti i parë për punën tre mujore konkretisht, Qershor-Korrik-Gusht do të publikohet në muajin Nëntor. Projekti për monitorim do të zgjasë deri më 31 mars. Më pas mund edhe të ketë vazhdime megjithatë për projektin në fjalë kemi zhvilluar edhe metodologjinë”, deklaroi Ana Janeva Deleva nga Transparency Maqedoni.

Kryetarja e komisionit për Anti-korrupsion, Biljana Ivanovska thonë se monitorimi nga sektori joqeveritar është i mirëseardhur.

“Zëri i sektorit jo-qeveritar, është zëri i popullit. Jam shumë e lumtur që pikërisht ky sektor do të monitorojë punën tonë, se sa jemi transparent sa jemi jo-selektiv dhe sa veprojmë ashtu si veprojmë. Në këtë mënyrë mendoj që do ta njoftojmë opinionin edhe me pjesën më të madhe të punës sonë. Mendoj se kjo do të sjellë frytet e veta, sepse ne sa do që të jemi vet kritik, përsëri mendoj se është ndryshe kur të na thotë dikush nga prapa se ku i kemi mungesat”, tha kryetarja e Komisionit Anti-korrupsion, Biljana Ivanovska.

Për monitorimin e punës së Anti-Korrupsionit foli edhe Margarita Caca Nikollovska nga Instituti për të drejtat e njeriut. Sipas saj ky projekt po sjell një bashkëpunim të mirëfilltë, pasi që po afrohen me njëra tjetrën dy organe që monitorojnë punën e shumë institucioneve.

“Unë shpresoj që bashkëpunimi dhe ajo që thuhet si punë nga sektori jo-qeveritar, transparencë, bashkëpunim nga komisioni të them për mbrojtje nga problemi kryesor në vendin tonë.

Konflikti i interesit dhe diçka që është pjesë edhe e materies kriminale. Asaj që është të bërit aktivitete kriminale, kurse komisioni do t’i detektojë dhe siç po shohim, ka një aktivitet të lartë në atë drejtim. Ta lëmë për tu parë se çfarë masa më tej do të marrin trupat gjykues”, u shpreh Margarita Caca Nikollovska nga Instituti për të Drejtat e Njeriut.

Ndryshe, Komisioni për anti-korrupsion së fundmi ka ngritur disa procese kundër ish-funksionarëve të Qeverisë së kaluar, po edhe të pushtetit aktual. Në procedurë e sipër është edhe procesi për avancimin e funksionarëve shtetërorë në docent, në kohë derisa të njëjtit kanë bartur funksion publik.

Marketing