Anti-korrupsioni: Spasovski nuk ka lidhje me pronësinë e stacionit

Ish-ministri i brendshëm dhe kryeministri në detyrë, Oliver Spasovski, nuk ka konflikt interesi dhe as lidhje financiare me hapjen e stacionit të karburanteve dhe stacionit për kontroll teknik.

Marketing

Kështu njëzëri votuan anëtarët e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, duke shqyrtuar kërkesën e Spasovskit e që ishte iniciuar nga shkrimi në disa media.

“Vërtetuam se ish-ministri nuk ka asnjë lidhje me strukturën e pronësisë së stacionit të karburantit, për çka me kërkesë të tij shqyrtohet edhe gjendja pronësore. Në lidhje me konfliktin e interesit midis këshilltarit të ministrit dhe një prej pronarëve të stacionit të karburanteve, kemi konstatuar se e gjithë procedura është zhvilluar sipas ligjit për automjete dhe se të gjitha procedurat në MPB janë respektuar dhe pretendimet nuk janë konfirmuar.”,- tha anëtar i KShPK-së, Vlladimir Georgiev.

Anëtarët e Komisionit kanë shqyrtuar edhe çështjen e zgjedhjes së mbesës së ish-kryetarit të Këshillit të Prokurorëve, Kole Shterjov, Maria Georgieva, me ç’rast kanë vërtetuar se Shterjov kishte abstenuar gjatë votimit me ç’rast është mundësuar zgjedhja e prokurorit. Komisioni ka kërkuar që Këshilli i Prokurorëve të nisë procedurë për përgjegjësi me ç’rast janë njoftuar se nuk ka përgjegjësi.

Konflikt të interesit dhe nismë të iniciativës për përgjegjësi, Komisioni sot njëzëri vërtetoi pas paraqitjes të një personi fizik se Kryetari i Gjykatës Themelore në Kërçovë kishte punësuar djalin e tij të madh.

Ndryshe Komisioni zgjodhi, Katica Nikolovska, për nënkryetare të komisionit, miratoi Programin e Punës të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit për vitin 2020, si dhe Planin vjetor për monitorimin e pronave dhe konflikteve të interesit për vitin 2020.