Antonelli më i shpejti në Çmimin e Madh të Belgjikës

Sapo ka përfunduar gara më e fundit e kampionatit të Formula 1. Fitues i Çmimit të Madh të Belgjikës u shpall Kimi Antonelli me Mercedes.

Në pozicionin e dytë u rendit Charles Leclerc me Ferrari, me një vonesë prej 1.952 sekondash nga koha e fituesit.

I treti në podium u ngjit Max Verstappen me Red Bull, duke mbetur 11.586 sekonda pas kohës fituese të Antonellit.

Me këtë triumf, Antonelli vazhdon të mbetet lider në klasifikimin e përgjithshëm të këtij sezoni me 179 pikë, i ndjekur nga George Russell me 154 pikë dhe Lewis Hamilton me 147 pikë. / Aktuale.mk

GIF
LAJME TË NGJAJSHME

TË FUNDIT

GIF