Siç përcaktohet në mënyrë specifike nga Protokolli VAR, asnjë arbitër nuk mund të anulojë një gol pasi rifillon loja. Federata Franceze e Futbollit (FFF) konfirmoi këtë të mërkurë se do të paraqesë një kërkesë në FIFA për të rishikuar anulimin e golit të Griezmann.
Vendimi, që ishte i padrejtë nëse i përmbahemi rregullores, pati edhe një viktimë të papritur: televizionin francez. TF1, kanali i ngarkuar për transmetimin e ndeshjeve të skuadrës franceze, futi reklama menjëherë pas bilbilit të fundit të arbitrit. Pesë sekonda më vonë, Matthew Conger u njoftua nga VAR se Griezmann ishte në një pozicion jashtë loje, duke korrigjuar vendimin e tij. Teleshikuesit francezë nuk e morën vesh rezultatin e takimit dhe TF1 u kërkoi ndjesë.
“Gjatë kohës që ne shkuam në publicitet, VAR-i njoftoi arbitrin dhe ai shkoi për të parë monitorin. Na vjen shumë keq për ata që nuk mundën ta jetonin këtë moment live”, shpjegoi kanali francez në Twitter, dy orë pasi mori një valë ankesash nga tifozët e skuadrës.