Anulimi i mbledhjes së dy qeverive nga Rama, reagon Qeveria e Kosovës

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka reaguar pasi kryeministri i Shqipërisë ka anuluar formatin e takimit mes qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë.

Marketing

Në një prononcim të Kryeziut për Gazetën Expresss, ai ka thënë se për këtë mbledhje është punuar shumë.

”Mbledhjet e përbashkëta janë ndërmarrje të madhe organizative, të cilave u paraprinë një punë e madhe e ministrive për të përgatitur atë ditë”.

“Nesër do të duhej të nënshkrueshin 13 marrëveshje të reja. Ato kishin synim t’i afronin ekonomitë tona, sistemet tona të drejtësisë, arsimit, kulturës, etj. Janë qytetarët ata që do humbasin më së shumti. Për fat të keq, anulimi i mbledhjes nga ana e kryeministrit Rama anuloi mundësinë për t’i nënshkrur ato”, ka thënë Kryeziu.

“Takimet bilaterale do të mund të mbaheshin çdo ditë tjetër. Jemi fare afër njëri-tjetrit si vende. Nuk do të ishte hera parë që do të takoheshim brenda ditës. Por është hera parë që një mbledhje e përbashkët anulohet në mënyrë të njëashme”, ka thënë zëdhënësi i Qeverisë.

Marketing