Anulohet ceremonia e ndarjes së çmimeve Nobel

Fondacioni Nobel, i cili merret me administrimin e ndarjes së çmimeve Nobel, në një deklaratë të bërë, ka thanë se për shkak të koronavirusit, janë detyruar të anulojnë ceremoninë tradicionale , që mbahet çdo vit në muajin dhjetor, në sallën e qytetit të Stokholmit.

Marketing

Drejtori i përgjithshëm i Fondacionit Nobel , Lars Heikensten, tha se për shkak të masave kufizuese, nuk është e mundur që të organizojnë një ceremoni me 1.300 mysafirë të ftuar. Fituesit priten të shpallen në muajin tetor, por nuk dihet ende se si dhe në çfarë mënyre do të zhvillohet ceremonia e ndarjes së çmimeve.

“Ky është një vit shumë i vështirë kur të gjithë duhet të bëjnë sakrifica dhe t’u përshtaten rrethanave plotësisht të reja, por ne do t’u kushtojmë vëmendje fituesve të çmimeve, zbulimeve dhe veprave të tyre”, tha Heikensten në një deklaratë.