Ballina Lajme Maqedoni Anulohet papritmas fluturimi për në Malmo të Suedisë, qindra udhëtarë bllokohen në...

Anulohet papritmas fluturimi për në Malmo të Suedisë, qindra udhëtarë bllokohen në Shkup

Qindra udhëtarë janë bllokuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit.

Marketing

Kjo për shkak se fluturimi i paraparë për në Malmo të Suedisë, nga kompania WizzAir, është anuluar.

Indeksonline raporton se fluturimi nr. W6 7711 Shkup-Malmo, ishte paraparë të realizohej në ora 19:40.

Fluturimi në fjalë pastaj u shtye deri në ora 20:40, për t’u anuluar pak minuta më herët.

Burime të Indeksonline thonë se udhëtarët që kishin rezervuar këtë fluturim nuk janë njoftuar as për shtyerjen e as për anulimin e tij.

Madje, për të njëjtin fluturim thuhet të mos ketë pasur fare arsyetim, as nga kompania në fjalë dhe as nga stafi i aeroportit.

Në mesin e qindra udhëtarëve ka fëmijë e pleq, teksa shumica prej tyre janë nga Kosova./Indeksonline

Exit mobile version