Apel për ndihmë për 19 vjeçarin i cili lufton për jetë

Kjo verë ishte e tmerrshme për familjen Çajani, pasi që më datën 16 qershor atyre iu ndryshua tërësisht jeta.
Neziri, djali i tyre 19-vjeçar, atë ditë kishte shkuar në Matkë me shokët, duke mos menduar asnjëherë se ajo ditë do të shënojë një tragjedi.

Marketing

Gjatë kërcimit në ujë të cekët, Neziri bie në kokë ku si pasojë thyen unazën e pestë të qafës, intervenohet menjëherë, por fatkeqësisht ai mbetet në shtrat tre muaj i lidhur me aparate të cilat e mbajnë në jetë.
Feimi,babai i tij, vështirë i përmban lotët derisa flet për atë çast, ndërsa Neziri sot merr frymë 40 për qind vetëm me forcën e tij.

“Djalin ma kanë sjellë me 15 për qind jetë në spital. Deri sot nuk ka kurrfarë ndryshimi. Për momentin është i palëvizshëm, as këmbë as duar. Po tash për tash është i lidhur për aparat, makinën e frymëmarrjes. Ai për momentin nuk mundet të marrë frymë vet”,- tha Feim Çajani – babai i Nezirit.

Feimi shton se për shkak të kushteve jo të përshtatshme për trajtimin e gjendjes së djalit të tij, atij kjo dita-ditës po i përkeqësohet. Gjendja momentale nuk ia lejon të lëvizet dhe dërgohet jashtë vendit, por shpresa e vetme mbetet një spital privat i vendit.

“Ata më dhanë pak shpresë që mundet djali të largohet prej aparature, të ketë tretman të mirë, që të mundet djali të hiqet prej aparatit, që të mundem ta çoj diku tjetër. Por, kjo kushton shumë shtrenjtë. Për momentin djali do të jetë në izolim, 24 orë nën kujdesin intensiv. Premtim nuk më dhanë se do të çohet në këmbë, por që do të bëjnë gjithçka që kanë në dorë”,- theksoi Feim Çajani – babai i Nezirit.

Feimi është i papunë pasi që nuk mund të merret me zanatin e tij, për shkak të gjendjes së djalit thotë se është i mbështetur në mur të jetës dhe se jeta e djalit që një ditë të mund ta shohë së paku jashtë aparaturave e detyron të apelojë deri tek të gjithë ata që na ndjekin të mund të japin ndihmën e tyre në çfarëdo forme e që është shpresë për rikthimit e shpresës dhe buzëqeshjes në familjen Çajani.
Ndihmoni në 071 434 661, Neziri 19-vjeçar lufton për jetën (TVM2)