Apeli cakton seancën për të vendosur se Gruevski a do të shkojë ose jo në burg

Muajin tjetër do të vendoset lidhur me ankesën e ish-liderit dhe ish-kryeminisrit Nikolla Gruevski për dënimin e tij me 2 vjet burg, që ishte shqiptuar nga Gjykata Penale, njoftojnë burime nga Gjykata e Apelit për 1TV.

Marketing

Ndaj Gruevskit u shpallë masa e dënimit më 23 maj për rastin “Tanku” për furnizim me Benzin ultraluksoz, me një vlerë prej 600 mijë eurove.

Aktgjykimi akoma nuk është i plotëfuqishëm për shkak se Gruevski kishte lëshuar ankesë. Siç mësohet, seanca gjyqësore në shkallën e dytë gjegjësisht në Gjykatën e Apelit është caktuar në shtator, por përveç datës që dihet, është mësuar se ajo do të jetë e hapur për opinionin.

Në pyetjen lëshuar kësaj gjykate se përse nuk është caktuar seanca deri tani dhe është vonuar tre muaj, përgjigja ka qenë se është pritur që të kalojnë pushimet verore. Për Gruevskin nuk ishte kërkuar masë paraburgimi nga ana e Prokurorisë Speciale, pasi që ishte vlerësuar se ai nuk do të ikë.

Ish-lideri i VMRO-DPMNE akuzohet edhe për katër vepra të tjera që po hetohen nga ana e Prokurorisë Speciale.

Marketing