Apeli konfirmon vendimin, vetëm 4 vite burg për vrasësin e Almir Aliut

Gjykata e Apelit më në fund ka konfirmuar vendimin për ta ulur në vetëm 4 vite burg dënimin për Boban Iliqin, i cili e shkeli me makinë 4 vjeçarin, Almir Aliu, më 26 qershor të 2016-ës, pas një zënke banale mes tij dhe babait të viktimës.

Marketing

Vonesën e publikimit të vendimit, për uljen e dënimit nga gjashtë në katër vjet nga Apeli e arsyetojnë me pushimet e verës dhe pandeminë Covid që ndjeshëm ka bllokuar punën e të gjitha gjykatave.

Fillimisht, Iliq u akuzua për “vrasje me paramendim“, por akuza më pas u rikualifikua si “vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion”.

Tani pala e dëmtuar do të vazhdojë sigurisht betejën ligjore për të vënë në vend drejtësinë.

Marketing