Ballina Aktuale Aplikimet për pasaporta në Norvegji, ambasadori Kuqi jep lajmin e rëndësishëm

Aplikimet për pasaporta në Norvegji, ambasadori Kuqi jep lajmin e rëndësishëm

Ambasadori i RMV-së në Norvegji Driton Kuçi njofton se në Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Oslo, prej datës 1 shkurt 2023 filloi për tu pajisur me pasaportë nëpërmjet Ambasadës.
Të gjithë të interesuarit për të aplikuar duhet të dorëzojnë të dhënat në vijim në adresën e emailit: oslo@mfa.gov.mk
– emri dhe mbiemri (për personat me emër ose mbiemër të ndryshuar edhe emrin dhe mbiemrin në momentin e lindjes);
– Numrin e vetëm amë të shtetasit;
– vendi, data dhe shteti i lindjes;
– emri dhe mbiemri i prindërve;
– adresa e fundit e vendbanimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut;
– përcaktimi I llojit të pasaportës për të cilin paraqitet kërkesa: tipi A (ne gjuhën maqedonase, si dhe maqedonase-boshnjake, turke, serbe, vllahe dhe rome) dhe tipi B (ne gjuhën maqedonase dhe shqipe);
– arsyeja e paraqitjes së kërkesës së dokumentit të udhëtimit (lëshimi i pasaportës së re, zëvendësimi i pasaportës së skaduar, zëvendësimi i parakohshëm I pasaportës e cila nuk ka skaduar akoma, kërkesë për pasaportë të re për asrye të pasaportës së dëmtuar, kërkesë për pasaportë të re për arsye të humbjes/vjedhjes së pasaportës);
– adresën e vendbanimit në shtetin e huaj;
– kontakt telefoni dhe adresa e e-mailit.
Së bashku me të dhënat, është e nevojshme të dergohet një kopje e skenuar e pasaportës.
Për femijët deri në moshën 18 vjeçare duhet të dergohet edhe çertifikata e lindjes.
Pas marrjes së të dhënave tuaja, sipas procedurës, ato do të dorëzohen në institucionet kompetente në Republikën e Maqedonisë së Veriut për verifikime shtesë. Pas përfundimit të kësaj procedure, Ambasada do të informojë individualisht se kush dhe a i plotëson kushtet për të aplikuar për pasaportë biometrike në Ambasadën në Oslo, pra nëse në raste të caktuara mund të lind nevoja për të dhëna shtesë.
Gjithashtu, Ambasada do të informojë për ditën dhe orën e fotografimit për pasaportë të re, për ata që i plotësojnë kushtet për të aplikuar.
Ju lutemi, nëse keni mundësi, transmetojeni këtë informacion tek të gjithë miqtë dhe të njohurit tuaj, në mënyrë që të njihen sa më shumë qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut me vendbanim në Mbretërinë e Norvegjisë.

Marketing
Marketing
Exit mobile version