Aplikimi për subvencione përmes projektit “Blej shtëpi, blej banesë” deri në fund të vitit 2021

Këtë vit, qytetarët do mund të aplikojnë për subvencion të kredive banesore nga shteti, përmes projektit “Blej shtëpi, blej banesë” të Ministrisë së Financave. Thirrja publike është shpallur në bazë të së cilës qytetarët do të mund të parashtrojnë kërkesë deri më 31 dhjetori 2021 për subvencionin shtetëror të pjesëmarrjes ose këstit mujor për blerjen e banesës ose shtëpisë.

Marketing

Subvencioni aprovohet për kredi banesore deri në 50.000 euro, afati i shlyerjes të së cilit nuk është më i shkurtër se 20 vjet dhe mund të arrijë deri në 20.000 euro, sipas modelit të zgjedhur të subvencionimit dhe vlerës së kredisë. Varësisht modelit të zgjedhur, periudha e subvencionuar mund të jetë edhe deri në 11 vjet.

Qytetarët mund të aplikojnë për 6 modele të ndryshme që ofrojnë përfitime të ndryshme, varësisht nëse ata duan të aplikojnë për subvencionim të këstit mujor të kredisë ose të pjesëmarrjes, në varësi të faktit nëse ata po aplikojnë për blerjetë banesës apo shtëpisë dhe në pajtueshmëri me moshën e tyre. Më shumë informacione rreth modeleve mund të merrni në doracakun e publikuar në faqen e internetit të Ministrisë së Financave.

Shkalla e interesit për kredinë banesore përmes këtij projekti është gjithashtu jashtëzakonisht e volitshme. Për modelet ku kësti subvencionohet për 3 vitet e para është 2.9 përqind, ndërsa për vitin e katërt dhe të pestë 3.9 përqind. Në modelet ku subvencionohet pjesëmarrja, norma e interesit është 4 përqindpër të gjithë kohë zgjatjen e pagesës me Euribor 6 mujor plus. Përfitim shtesë që projekti ofron për përfituesit është se për çdo fëmijë të porsalindur ose të birësuar, do të marrin subvencion shtesë një vjeçar të këstit mujor në vlerë prej 30 përqind.

Për projektin mund të aplikojnë persona që janë ose nuk janë të martuar, të cilët plotësojnë kushtet e mëposhtme: ata nuk duhet të kenë banesë ose shtëpi në emrin e tyre ose në emër të çiftit bashkëshortor, të hyrat mujore nuk duhet të kalojnë 900 euro nëse nuk janë të martuar ose 1.300 euro në muaj nëse janë të martuar, çmimi i shitjes së ndërtesës së banimit duhet të jetë derinë 900 euro për metër katror dhe banesa dhe shtëpia që blehet apo që ndërtohet duhet të jenë ndërtim i ri, përkatësht, të blihet nga një investitor ose kontraktues. Gjithashtu, sipërfaqja banesore nuk duhet të tejkalojë 150 m2.

Të gjithë qytetarët e interesuar që i plotësojnë këto kushte dhe kanë aftësi kreditore sipas kushteve nga banka, mund të aplikojnë në një nga tetë bankat që marrin pjesë në projekt: Tutunska Banka, Stopanska Banka-Shkup, Sparkasse Bank, Stopanska Banka-Manastir, Silk Road Bank, TTK Bank, Ohridska Banka dhe Prokredit Banka.

Vitin e kaluar, përmes këtij projekti u aprovuan 278 kërkesa për kredi të subvencionuar banesore, nga të cilat 259 janë për blerje të banesës së re, ndërsa 19 për ndërtimin e shtëpisë. Gjithsej prej fillimit të projektit e deri më tani janë aprovuar 1.693 kërkesa për blerjen e një banese ose shtëpie ose pothuajse 1.700 qytetarë ose familje përmes këtij projekti kanë fituar shtëpinë e tyre.