Ballina Tech & Auto Apple i jep goditjen e radhës Facebook

Apple i jep goditjen e radhës Facebook

Apple ka vendosur të shtojë hapësira të reja reklamash në App Store një javë pasi versioni i fundit i iOS kufizoi reklamimin nga kompani të tjera.

Hapësira e re e reklamimit mund të përdoret në fushën e kërkimit në App Store ngjitur me rezultatet e kërkimit.

Javën e kaluar iOS 14.5 aplikoi kufizime strikte të gjurmimit në iPhone. Rrjeti social Facebook ka qenë një prej zërave më të fortë kundër këtij ndryshimi duke shtuar se një gjë e tillë favorizon sistemin e reklamimit të Apple.

Marketing

App Tracking Transparency kërkon që aplikacionet në iPhone të kërkojnë për leje për gjurmimin e përdoruesit me qëllime reklamimi.

Mes akuzave të shkëmbyera nga dy kompanitë, Facebook thoshte se funksionet e reja gjoja të privatësisë dëmtonin reklamuesit dhe zhvilluesit e aplikacioneve dhe i shërbenin vetëm Apple.

Ndryshimet e reja nga Apple dyfishojnë hapësirën e reklamimit në dispozicion të reklamuesve që duan ta blejnë. /PCWorld Albanian

Marketing
Exit mobile version