Apriliadë “Shkupi qesh”

Qendra Kulturore për Fëmijë “Karposh” dhe Qyteti i Shkupit sot në sheshin Maqedonia do të organizojnë aheng për fëmijë, apriliadë “Shkupi qesh” për të gjitha shkollat, kopshtet, fëmijët, tinejxherët dhe qytetarët e kryeqytetit.

Marketing

Në manifestim do të ketë aheng me maska, këngë, lojëra, balet modern të organizuara nga QKF “Karposh”, “Zllatno Sllaveçje”, grupe të vallëzimit nga shkollat fillore, ndërsa do të marrin pjesë edhe fëmijë me sindormin daun nga Trismoia21.

Dita e 1 prillit do të shënohet edhe në komunën e Butelit me mbajtjen e revysë së maskave për nxënësit prej shtatë shkollave fillore komunale.

Marketing