Ballina Lajme Maqedoni Aq Ishte Nga Umit Karan! Strategu Turk Dhe FC Shkupi ndajnë rrugët

Aq Ishte Nga Umit Karan! Strategu Turk Dhe FC Shkupi ndajnë rrugët

FC Shkupi gjatë ditës së sotme ka njoftuar për ndërprerjen e bashkëpunimit me strategun turk, Umit Karan, njofton “infOSport.mk”.

Marketing

Një gjë të tillë kanë bërë të ditur vetë drejtuesit e skuadrës nga Çairi përmes faqes së tyre zyrtare, ku si arsye potencojnë vendin e dytë të arritur në fund të stinorit vjeshtorë.

E gjithë kjo nuk është përputhur me ambiciet e klubit, që kanë qenë më të larta, ndërsa drejtuesit e klubit kanë qenë të zhgënjyer nga rezultatet e fundit.

Kryesia e klubit nga Çairi tani më është në kërkim të një trajneri të ri, i cili pritet të emërohet së shpejti, ende pa filluar përgatitjet për stinorin pranveror.

Marketing
Exit mobile version