Ballina Sport Arabët prekin edhe skuadrën e Guardiolës, ylli i Cityt drejt Lindjes së...

Arabët prekin edhe skuadrën e Guardiolës, ylli i Cityt drejt Lindjes së Mesme

Arabia Saudite vijon të tërheqë disa prej lojtarëve më të mirë europianë teksa shënjestra e radhës është Riyad Mahrez.

Marketing

Sulmuesi që është pjesë e Manchester Cityt ka arritur akordin personal me klubin e Al-Ahli teksa klubi nga Lindja e Mesme i ofron 32-vjeçarit një kontratë dyvjeçare me vlerë 43 milionë paund plus edhe bonuset në bazë të performancës.

Në këtë formë, edhe pse Mahrez ka edhe dy vite të tjera kontratë me anglezët, shifrat e ofruara nga arabët bëjnë që lojtari të “joshet” dhe sezonin tjetër të luajë me fanellën e Al-Ahli duke braktisur kështu kampionët më të freskët të “tripletës”.

Në këtë tratativë do të përfitojë edhe Manchester City pasi arabët janë gati të ofrojnë deri në 30 milionë paund për shërbimet e Mahrez me “The Citizens” që duken të interesuar për të negociuar. Mahrez është pjesë e Cityt prej pesë vitesh teksa gjatë kësaj periudhe me fanellën e klubit nga Manchesteri, algjeriani ka koleksionuar 236 paraqitje duke shënuar edhe 78 gola.

 

Marketing
Exit mobile version