Arabia Saudite do të ndërtojë një prej aeroporteve më të mëdhenj në botë

Arabia Saudite ka planifikuar të ndërtoje një nga aeroportet më të mëdhenj në botë, sipas mediave të huaja.

Marketing

Aeroporti Ndërkombëtar i Mbretit Salman, që do të ndërtohet në kryeqytetin Riyadh, do të ketë të paktën gjashtë pista paralele, duke bërë të mundur kalimin e 185 milionë pasagjerëve çdo vit deri në vitin 2050.

I ndërtuar mbi aeroportin aktual ndërkombëtar “King Khalid”, struktura e re është projektuar nga Foster + Partners, të cilët e cilësuar si një “aerotropolis”. Kjo nuk është risi për vendin që është shtëpia e aeroportit më të madh në botë, Aeroporti Ndërkombëtar Mbreti Fahd në Dammam, 250 milje në verilindje të Riyadh-it.

Deri në vitin 2030, drejtuesit e aeroportit synojnë që të transportojë 120 milionë pasagjerë në vit, përpara se kapaciteti të rritet me 50% gjatë dy dekadave në vijim.