Arben Fetahu, zgjidhet anëtar i Bordit të FIBA Evropës

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu, është zgjidhur anëtar i Bordit të FIBA Evropës.

Marketing

Fetahu është zgjedhur me 39 vota në zgjedhjet që janë mbajtur sot në Asamblenë e Përgjithshme të FIBA-s.

“Fetahu është i pari nga sporti i basketbollit nga rajon që zgjidhet anëtar i Bordit të FIBA Evropës. I pari i basketbollit të Kosovës është edhe anëtar i Komisionit Ligjor (FIBA Europe Legal Commission). Në asamblenë e Përgjithshme po merr pjesë edhe Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku. Dushku është anëtare në Komisionin e të Rinjve (FIBA Europe Youth Commission)”, thuhet në njoftimin e FBK-së, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, bëhet e ditur se Fetahu e Dushku kanë marrë mirënjohje për punën e tyre edhe gjatë periudhës 2019-23.