Arben Llalla: Ti ekziston, prandaj REGJISTROHU!

Historiani dhe publicisti nga Elbasani i cili jeton dhe vepron prej 20 vitesh në Tetovë u ka bërë thirrje shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut të cilët jetojnë dhe punojnë në Diasporë (Europë, Shba, Australi) që të regjistrohen. Këtë thirrje historiani Llalla e ka publikuar në adresën e tij zyrtare të fcb.

Marketing

TI EKZISTON, PRANDAJ REGJISTROHU!
Ju bëjmë thirrje shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut të cilët jetojnë dhe punojnë në Diasporë të nxitojnë të regjistrohen. Të regjistrohesh do të thotë se Ti ekziston në vendin ku ke lindur, shtetas i së cilës edhe je. Indiferentizmi për tu mos regjistruar sot, bën që nesër mos të keni asnjë të drejtë kërkese ndaj shtetit edhe ndaj grupacionit etnik që i përkisnin. Prandaj nxitoni dhe regjistrohuni, më mirë të humbni një ditë pune apo pak minuta nga shëtitjet se sa të mos regjistroheni. Regjistrimi është i lidhur me pronën tuaj, pensionin dhe shumë gjëra të tjera të jetës që lidhet me vendlindjen dhe nënshtetësinë tuaj.
Prandaj regjistrimi për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut është tepër i rëndësishëm sepse na siguron informacione për strukturën e popullsisë shqiptare që do na shërbejnë në të ardhmen për veprimet politike, ekonomike dhe shoqërore.

Marketing