Ballina Lajme Kosovë Arben Vitia e pranon humbjen dhe ia uron fitoren Përparim Ramës

Arben Vitia e pranon humbjen dhe ia uron fitoren Përparim Ramës

Kandidati i VV-së për Prishtinën, Arben Vitia, ka pranuar humbjen e raundit të dytë të zgjedhjeve lokale.

Marketing

Vitia, me anë të një konference të thirrur për media, ka thënë se Prishtina ka një kryetar të ri dhe ai është Përparim Rama, kandidati i LDK-së për Prishtinën.

“Sipas rezultateve që i kemi edhe nga komisionarët, Prishtina tashmë e ka një kryetar të ri dhe ai është z.Përparim Rama. Shfrytëzoj rastin të falënderoj qytetarët e Prishtinës dhe z. Rama po ashtu, për një kulturë të përgjithshme dhe një fushatë shumë korrekte e cila e karakterizoi qytetarinë e Prishtinës”, deklaroi ai.

Tutje, ai e fajësoi angazhimin e vonë të LVV-së në fushatë për humbje të Prishtinës.

Marketing
Exit mobile version