Ministri i arsimit dhe shkencës Arbër Ademi ,
nëpërmjet një statusi në Facebook ka shkruar se pas testimit të bërë për COVID-19mbrëmë, ka rezultuar pozitiv. Në postimin e tij Ademi shkruan:
Të dashur miq, familjarë dhe bashkëpuntorë,
Ju njoftoj se pas disa simptomave të lehta mbrëmë dhe dyshimeve se mund të jem infektuar me COVID-19, kam bërë testin e që fatkeqësisht kam rezultuar pozitiv!
Apeloj tek të gjithë ju që maksimalisht t’i respektoni protokolet për të mirën e shëndetit tuaj dhe të afërmive në përgjithësi.
Dëshiroj të gjitha të mirat për juve dhe familjet e juaja! -thotë Ademi.