Arbër Ademi: Shqiptarët janë të fuqishëm vetëm me BDI-në

Është bërë hapja e shtabit të BDI-së në Hasanbeg të Shkupit. Në prani të shumë përkrahësve të BDI-së, fjalë rasti pati Ministri i Arsimit dhe Shkencës, poashtu bartës i listës për deputet në zonën dy, Arbër Ademi.

Marketing

“Kemi qenë gjithmonë krahu i ndihmës për Hasanbegun, edhe në kohën e vërshimeve kam qenë këtu për të dhënë ndihmën time. Hasanbegu gjithmonë i ka përkrahur të suksesshmit andaj dhe kjo përkrahje kaq masive sonte dëshmon vulën e suksesit të BDI-së në këto zgjedhje.

Sa më e fuqishme të jetë BDI-ja aq më të fuqishëm janë shqiptaret, këtë e dëshmuam në vitin 2016 kur nuk ishim vetëm fitimtarë por edhe vendimtarë në proceset më të rëndësishme shtetërore. BDI ju ka treguar të gjithëve se sa të rëndësishëm janë shqiptarët dhe rëndësia do të vazhdoj dhe në të ardhmen vetëm duke votuar për BDI-në dhe liderin shqiptar Ali Ahmeti” u shpreh Ademi.

Marketing