Arbër Ademi, zyrtarisht Ministër i Arsimit dhe Shkencës

Ish-zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi sot e mori zyrtarisht postin e tij në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

Marketing

Në aktin solemn të pranim-dorëzimit të funksionit, ministri Ademi iu falënderua Qeverisë, kryetarëve të partive të koalicionit qeverisës dhe kryetarit të Kuvendit për besimin e dhënë që të udhëheq me këtë dikaster, duke theksuar se fokusi i punës së tij mbetet në reformimin e arsimit fillor dhe të mesëm, nëpërmjet miratimit dhe zbatimit të legjislacionit të ri, programeve mësimore dhe librave me përmbajtje të përmirësuar, duke promovuar arsimin e mesëm profesional, zbatimin konsekuent respektim të Ligjit të ri për Arsimin e Lartë, si dhe në përpjekjen për më shumë mjete për shkencë dhe hulumtim.

“Në periudhën e ardhshme do të vazhdoj me të njëjtin entuziazëm dhe realizim të prioriteteve të përcaktuara, projekteve, masave dhe aktiviteteve të përcaktuara në Programin e punës së Qeverisë, si dhe në dokumentet strategjike të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, përkatësisht në Strategjinë për Arsim 2018-2025, Planin Strategjik për Punë dhe në Programin e Punës”, theksoi kreu i MASH-it, Ademi.

Ai gjithashtu theksoi se mbetet i hapur për bashkëpunim me të gjithë aktorët shoqërorë të cilët janë të kyçur drejtpërsëdrejti dhe me ata që kanë propozime dhe ide të mira rreth asaj se si të zgjerohen dhe përmirësohen mundësitë arsimore për qytetarët e Republikës së Maqedonisë.

Ministri Ademi njëherësh shprehu kënaqësinë e tij dhe e falënderoi ministren Renata Deskoska për punën dhe bashkëpunimin e ndërsjellë dhe asaj i uroi suksese dhe rezultate pozitive në dikasterin e ri që do ta drejtojë në periudhën e ardhshme.

Marketing