Arbitrja shqiptare shkruan historinë në Champions League

Arbitrimi shqiptar vazhdon të ngjisë shkallët në arenën ndërkombëtare. Emanuela Rusta dhe Edjena Kapxhiu ishin dy arbitret e para shqiptare, të cilat gjykuan një ndeshje të grupeve në Champions League për femra.

Marketing

Në supesfidën Benfika-Barcelona, UEFA zgjodhi që t’ia besonte gjykimin, dy shqiptareve.

90 minuta përfunduan me rezultatin e barabartë 4-4. Një ndeshje që nga rezultati, dukej se ishte e luftuar shumë, por dy gjyqtaret tone e kryen me sukses detyrën e tyre në Lisbonë.

Marketing