Ballina Showbiz Ardian Bujupi përsëri në duet me Xhensila Myrtezajn? Ky detaj flet shumë

Ardian Bujupi përsëri në duet me Xhensila Myrtezajn? Ky detaj flet shumë

Ardiani dhe Xhensila duket se kanë bashkuar sërish forcat për një duet.

Marketing

Ardian Bujupi së fundi ka paralajmëruar një projekt të ri muzikor, të cilin kësaj radhe e sjell në bashkëpunim me një artiste, shkruan lajmi.net.

Në foton që e paralajmëroi këngën e re, këngëtari e ka fshehur fytyrë e artistes, por një detaj lë të kuptohet se ajo është Xhensila.

Bëhet fjalë për singjirin që mban në dorë, i cili është i njëjti me atë që posedon Xhensila, madje kjo e fundit sapo paralajmëroi këngë të re.

Në anën tjetër, edhe fansat e dy artistëve janë të bindur se dyshja po sjellin duet, vetëm se nuk e kanë konfirmuar.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që këta dy artista bashkëpunojnë, Ardiani dhe Xhensila sollën bashkë edhe hitin “Çika çika”, me të cilin kanë marrë 103 milionë klikime.

Exit mobile version