Paris Saint-Germain ka njoftuar sot se portieri Aplhonse Areola ka nënshkruar kontratë të re që e lidhë atë me klubin deri në vitin 2023.
Areola pëlqehet shumë nga trajneri Thomas Tuchel, aq sa gjermani e preferon atë para legjendës Gianluigi Buffon.
25-vjeçari është shprehur shumë i lumtur që do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit të tij të zemrës.
“Është shumë e rëndësishme për mua ta vazhdoj karrierën time me Paris Saint-Germain”, ka theksuar Areola për faqen zyrtare të klubit.
“Ky është klubi im i zemrës. Jam rritur këtu dhe kam mësuar shumë gjëra falë PSG-së”.
“Klubi më ka dhënë mundësinë që t’i plotësoj ambiciet e mija, së bashku me shokët e mi të mrekullueshëm të skuadrës”, ka shtuar ai./
a