Argëtim Vojnika zgjedhet komandant i stacionit policor në Dibër

Sot, Këshilli Komunal në Dibër, me 14 vota pro, asnje kundër dhe asnjë abstenim, ne mesin e tri kandidatëve të propozuar nga Ministria e Punëve të Brendëshme, për komandant të Stacionit Policor në Dibër votuan Argëtim Vojnikën, ushtrues i deri tanishëm i komandantit të Stacionit Policor në Dibër.

Marketing

Ndryshe, Argëtim Vojnika, në këtë pozitë vjen pas një punë të suksesshme si komandant i pikës kufitare “Bllatë”, pikë e cila lidh Maqedoninë me Shqipërinë. Po ashtu z. Vojnika ka ushtruar edhe detyrën e zv/komandantit të pikës kufitare Zepisht, që gjithashtu lidh Maqedoninë me Shqipërinë.