Kanë përfunduar edhe ndeshjet e grupit C në kuadër të Kupës së Botës dhe tashmë janë mësuar skuadrat që ecin tutje në fazën me eliminim direkt.
Argjentina tregoi supremacinë e saj ndaj Polonisë të cilën e mposhti lehtaz 2-0.
Golat për Argjentinën u shënuan nga Mac Allister dhe Alvarez.
Falë këtij triumi Messi me shokë kualifikohen tutje si të parët në grup, teksa, përkundër humbjes, Polonia mbetet përcjellësja e dytë.
Polakët kualifikohen me shumë vështirësi, pasi kishin pikë të njëjta me Meksikën, por golaverazh më të mirë.
Në ndeshjen tjetër, Meksika fitoi me rezultat 2-1 falë golave të Chavez dhe Martin, teksa në anën tjetër realizoi Dawsari.