Ballina Aktuale Argjentina tradhtohet nga Messi. Vetëm 1-1 me Islandën

Argjentina tradhtohet nga Messi. Vetëm 1-1 me Islandën

Argjentina nuk shkoi dot më shumë sesa barazimi 1-1 ndaj Islandës. Leo Messi, mbi të cilin ishin përqendruar sytë e të gjithë tifozëve të futbollit, përveçse zhgënjeu me lojën e tij, humbi edhe një 11-metërsh në pjesën e dytë.

Marketing

Golat e takimit u shënuan të dy në pjesën e parë: Aguero në minutën e 19 dhe Finbogasson në minutën e 23.

Argjentina zotëroi topin rreth 80% të kohës, por mbrojtja islandeze arriti të rezistonte deri në fund, duke marrë një pikë të vlefshme.
Argjentina dhe Islanda janë në grup së bashku me Kroacinë dhe Nigerinë.

Marketing
Exit mobile version