Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Arianit Hoxha, thotë se BESA është në pozitë më të favorshme të të gjitha partitë tjera, duke iu referuar kështu Alternativës dhe Aleancës.
Sipas tij, duhet të thuhet qartë se Alternativa nuk po pranon të koalicionojë edhe pas dy tentimeve për të arritur diçka të tillë. Hoxha thotë, se si Alternativa ashtu edhe Besa kanë inatet e veta, por se për të mirën e përgjithshme për të sjellë ndryshim dhe jo vetëm për të mundur BDI-në, ka vendosur që të lërë anash inatet.